Të tjera
‘Selfie” me Kobe Bryant, që mund të jetë e fundit
‘Selfie’ e fansit mund të jetë fotografia e fundit e Kobe Bryantit
Kur Brady Smigiel realizoi një selfie me idhullin e tij, Kobe Bryant, të shtunën në Akademinë e Sportit “Mamba”, ai nuk e dinte se kjo mund të ishte fotografia e fundit me legjendën e NBA-së të gjallë.
Vetëm një ditë më vonë, Bryanti dhe e bija e tij Gianna vdiqën në një aksident ajror në Kaliforni. Në aksident vdiqën edhe shtatë persona të tjerë.
Brady, që ka luajtur për Edge në Kupën Mamba fundjavën e shkuar bashkë me vëllain binjak, Beau, u zgjua duke menduar “Të shkojmë të shohim Koben para ndeshjes sonë”, ka thënë nëna e tij Dionne Reich Smigiel për “CNN”.
“Ata të dy janë të obsesionuar me basketbollin dhe fansa të mëdhenj të Kobet. Brady po shkruante në grupin tonë të familjes. Kur arritëm në Newport Beach, Brady më detyroi të shkojmë kah hyrja e Kobyt me shpresën se do të arrinim në të njëjtën kohë në vend”, ka deklaruar ajo.
Të shtunën, Kobe ishte në Akademinë “Mamba” për të menaxhuar ekipin e Giannas, Lady Mambas, që po garonte në këtë garë. Pas ndeshjes së parë, që Gianna dhe ekipi i saj e humbën, Brady kishte shkuar për të pyetur Koben për një selfie, transmeton Koha.net.
“Ai tha se Kobe ishte tejet i nervozuar që humbën dhe nuk do të lejonte të shkrepte një fotografi”, ka thënë Smigiel.
Gianna ishte paraparë të kishte ndeshje të tjera të shtunën e të dielën. Dy vajzat tjera që ishin në helikopter, Alyssa Altobelli dhe Payton Chester, ishin po ashtu pjesë e ekipit të saj. Brady pati një tjetër shans për të pyetur për Koben për fotografi pas ndeshjes së dytë, të cilën e fituan. Teksa Bryant po largohej nga ndërtesa, adoleshenti shkrepi fotografinë që nuk doli me kualitet të lartë.
“Kobe i tha ‘Do të bëjmë tjetër selfie nesër’”, ka shtuar Smigiel.
Lajmi për vdekjen e Kobet dhe Giannas ka shokuar këtë familje.
“Jemi në shok, Kobe ishte tejet prezent në komunitetin tonë të vogël në Newbury Park. Djemtë e mi nuk dinë si ta tejkalojnë këtë. U zgjova të dielën dhe dëgjova se helikopteri ishte përplasur në Calabasas dhe i tregova familjes sime ‘Zot, një helikopter aspo ishte rrëzuar në kohën kur Kobe ishte paraparë të vinte në Camarillo. Të lutemi që nuk është ai dhe Gigi’”, ka deklaruar ajo. “Një orë më pas e kuptuam në lajme. Është tejet e rëndë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital














