Lajme
SEE CINEMA NETWORK mbështet tri projekte filmike nga Kosova
Rrjeti i Fondeve të Filmit të Evropës Juglindore (South Eastern Europe Cinema Network) ka mbështetur tri projekte filmike nga Kosova.
Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se në Asamblenë e 30-të të mbajtur më 7 nëntor në Selanik, në kuadër të projekteve filmike fituese nga shtetet e tjera të Evropës Juglindore, është vendosur që të përkrahet prodhimi i dy filmave të shkurtër: ‘Koagulimi’/’Coagulation’ me skenar dhe regji nga Noar Sahiti dhe ‘Sea By The River And River By The Sea’ me skenar dhe regji nga Sovran Ndrecaj; si dhe zhvillimi i skenarit për filmin e gjatë ‘Woman of the House’ nga Fatos Berisha.
Për Kosovën është viti i dytë si anëtare e SEE CINEMA NETWORK, e cila ka për qëllim të krijojë bashkëpunim në mes shteteve anëtare që përmes kinemasë të eksplorohet e përbashkëta e identitetit evropian, duke integruar dhe festuar diversitetin kulturor dhe traditat e ndryshme, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













