Kurz sot viziton Shqipërinë, ndërsa dje ka qëndruar në Beograd.
Gjatë takimeve me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe homologun e tij serb, Ivica Daçiq, ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, u ka kërkuar atyre që Serbia të intensifikojë dialogun për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Kosovën, si një nga kushtet për anëtarësimin e saj në BE.
Austria këto vizita të kryediplomatit të tyre i kishte paralajmëruar si fushatë për afrimin e mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Në nisje të turneut në 6 vendet e rajonit, ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, kishte thënë se axhenda e bisedimeve do të prekë si përpjekjet për zgjidhjen e valës së refugjatëve në kufirin Greqi-Maqedoni, ashtu dhe afrimin e vendeve të rajonit me BE-në.
Albinfo.ch