Lajme
Scholz: Gjermania do të rrisë prodhimin e municioneve
Gjermania ka njoftuar se do të rrisë prodhimin e municioneve duke siguruar që të ketë mjaftueshëm pjesë këmbimi dhe kapacitete riparimi në industrinë e saj të mbrojtjes për furnizimin e vazhdueshëm me armatim të forcave ushtarake të Ukrainës.
Pas një takimi me kryeministrin letonez, Krisjanis Karins, kancelari gjerman Olaf Scholz pohoi se “kjo do të mbetet një detyrë e vazhdueshme sepse ne kemi thënë se do të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
Në muajin janar, Gjermania konfirmoi se do të furnizonte Ukrainën me 14 tanke Leopard 2 dhe u dha leje aleatëve të dërgonin edhe të tyret – pavarësisht kërcënimeve nga Rusia.
Lëvizja nga Gjermania nënkuptonte se vendet e tjera – si Polonia dhe Spanja – që kanë rezerva të tankut Leopard 2 mund t’i dërgonin në Kiev.
Përpara vendimit, Kievi u kishte kërkuar tanke për muaj të tërë vendeve perëndimore pas nisjes së një ofensive të re të rusëve, raporton skynews.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të mëdha materiale.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










