Shqipëria
‘Save the children’ shpjegon si duhet të sillemi me fëmijët
“Save the children” këshillon për kujdesin që duhet treguar ndaj fëmijëve
Pas tërmetit tragjik të së martës, këtu janë disa nga këshillat e organizatës ndërkombëtare “Save the children” për kujdesin që duhet treguar ndaj fëmijëve.
1. Kujdesuni që fëmijët të mos qëndrojnë përpara televizionit. Nëse do të vijojnë të shikojnë pamjet e tragjedisë, do ta kenë të vështirë të kapërcejnë traumën, pasi vogëlushët nuk e kuptojnë se bëhet fjalë për imazhe të regjistruara, dhe e përjetojnë ngjarjen sikur ndodh në kohë reale.
2. Duhet t’i dëgjoni me vëmendje: përpara se t’u shpjegoni se ç’ka ndodhur, përpiquni të kuptoni perceptimin e tyre mbi ngjarjen. Nisni të dialogoni me ta, duke u dhënë shpjegime të thjeshta në bazë të moshës. Është shumë e rëndësishme t’i lini të shprehin shqetësimet e tyre e mandej të përpiqeni t’i qetësoni.
3. Pranoni ndihmën e ekspertëve: në rast të viktimave në familje është e rëndësishme që fëmijët të trajtohen nga një staf i specializuar për të kapërcyer traumën e humbjes. Kujdes duhet treguar edhe ndaj fëmijëve që mund të jenë traumatizuar nga pamje të rënda që kanë parë apo histori që kanë dëgjuar. Të afërmit duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj ndryshimeve në sjellje të vogëlushëve.
4. Jini të përgatitur: jo të gjithë fëmijët reagojnë njësoj ndaj ngjarjeve traumatike. Nëse sjellja me më të vegjëlve varet edhe nga mënyra se si e interpretojnë ngjarjen të rriturit, adoleshentët mund të marrin informacion në burime të ndryshme, dhe janë pikërisht ata, që zakonisht janë më të ndjeshëm ndaj këtyre ngjarjeve. Edhe pse mund të mendohet se adoleshentët mund ta menaxhojnë më mirë situatën, edhe ata kanë nevojë për mirëkuptim dhe përkrahje morale.
5. U kushtoni kohë dhe vëmendje: fëmijët kanë nevojë t’ju ndjejnë sa më pranë, t’i bëni të ndihen të sigurt. Është shumë e rëndësishme të flisni, të luani me ta e mbi të gjitha t’i dëgjoni. Leximi, përrallat dhe këngët ndikojnë pozitivisht.
6. Ndihmojini fëmijët t’u kthehen aktivitetit të tyre normal: pothuajse të gjithë fëmijët ndihen më mirë pasi rinisin aktivitetin e tyre të zakonshëm. Sa më shpejt që fëmijët t’i rikthehen përditshmërisë, e sa më pak të flitet për goditjet sizmike aq më të lehtë do ta kenë të kalojnë traumën.
7. Angazhojini fëmijët, inkurajojini që të përpiqen të ndihmojnë të tjerët. Sidomos për adoleshentët ky mund të jetë një hap shumë i rëndësishëm për një ndryshim pozitiv të gjendjes psikologjike.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Presidenti zviceran Guy Parmelin... -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













