Shqiperia

Sarandë: Mbytet në det turistja angleze

Një ekspeditë zhytje në plazhin e Sarandës duhej të ishte hera e fundit ku 29-vjeçarja angleze me inicialet R.G. të kryente aktivitetin e saj të fundit të jetës, përcjell albinfo.ch.

E reja humbi jetën tragjikisht ditën e sotme në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, Sarandë, ku u mbyt aksidentalisht në det.

Nuk dihen ende detaje të tjera nëse ishte e shoqëruar apo vetëm dhe cilat ishin rrethanat konkrete ku humbi jetën.

Më 19.09.2022, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe, e cila ka qënë në një ekspeditë zhytjeje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.