Autotech
Samsung prezanton telefonin që paloset
Kompania e teknologjisë së Koresë së Jugut ka nevojë të përsosë telefonin e palosshëm për të shmangur rënien e fitimit, si dhe për të rifituar avantazh ndaj Apple
Samsung ka zbuluar telefonin e shumë pritur dhe i kërkoi programuesve të Android të fillojnë me aplikacionet për pajisjen e re.
Pajisjet kanë madhësinë e një tableti, i cili mund të përthyhet lehtësisht dhe të bëhet në madhësinë e një telefoni.
Kompania e teknologjisë së Koresë së Jugut ka nevojë të përsosë telefonin e palosshëm për të shmangur rënien e fitimit, si dhe për të rifituar avantazh ndaj Apple.
Prezantuar në San Francisco, Justin Denison, një zëvendës president i marketingut të produkteve mobile, tregoi një prototip me një ekran përmasat e të cilit sipas tij ishin diagonalisht 18.5cm (7.3in), transmeton ‘Scan’.
Palosur në dysh, duket sikur i ngjante një telefoni të trashë, por Samsung nuk i dha medias apo zhvilluesve një shans për ta prekur apo parë pajisjen nga afër, përcjell albinfo.ch.
Dave Burke, nënkryetar i inxhinierisë për platformën softuerike të Google Android, tha se Samsung ka planifikuar për të futur një pajisje të re me bazë Android në fillim të vitit të ardhshëm. “Ne presim të shohim produkte të palosshme nga disa prodhues të Android”, tha ai.
Samsung pati edhe mbështetjen e Google sipas The Guardian. Kreu i Google i Android UX, Glen Murphy, ishte në skenë me Samsung dhe tha se Google do të punonte me grupin e programuesve për t’i sjellë më shumë karakteristika telefonit. Samsung tha se do të ishte gati për prodhim masiv në muajt e ardhshëm.
Samsung është midis një grupi zhvilluesish që po punojnë me telefonat e palosshëm. Huawei ka thënë se po planifikon të lancojë një smartphone 5G me një ekran të palosshëm në mes të vitit 2019.
E-Diaspora
-
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjen e Murat Jasharit president Inicohet peticion nga diaspora për kandidimin e Murat Jasharit për president... -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Lea Ypi zgjidhet anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave -
“The Guestkeepers” sjell mikpritjen kosovare në Zvicër: një fundjavë kulturore e pasur me dialog dhe interaktivitet
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj















