Kosova
Sahiti dhe Shefiti, krenarë për ngjyrat kuqezi
“Si fillim e rëndësishme është fitorja. Jam shumë krenar që përfaqësoj kombin shqiptar. Jam i lumtur që debutova me gol”, tha Shefiti.
Në miqësoren e fituar 3:2 përballë Bjellorusisë ishin pikërisht ata protagonistët absolutë. Emir Sahiti dhe Shefit Shefiti, debutuesit që realizuan golat e suksesit kuqezi. Mjaft i veçantë rasti i Sahitit, lojtarit të Hajdukut të Splitit, që u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë dhe realizoi dy gola të shkëlqyer për Shqipërinë U-21.
“Jam shumë i gëzuar për dy golat e shënuar, shumë i lumtur me paraqitjen time. Besoj që në ndeshjet e ardhshme do të realizoj edhe më tepër gola. Pjesa më e madhe e lojtarëve ishin të datëlindjes 98-99 dhe besoj që do bëjmë një ekip shumë të mirë. Janë shumë lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha evropiane dhe besoj që do e shohim shumë lart Kombëtaren Shpresa”, deklaroi Sahiti për Super Sport.
Një tjetër lojtar të cilin trajneri Bushi e vlerëson si lojtar mjaft të rëndësishëm për të ardhmen, është edhe Shefit Shefiti, talenti i Shkëndijës së Tetovës, që realizoi golin e parë të kuqezinjve, përcjell albinfo.ch.
“Si fillim e rëndësishme është fitorja. Jam shumë krenar që përfaqësoj kombin shqiptar. Jam i lumtur që debutova me gol”, tha Shefiti.
Promovimi në përfaqësuesen e 21-vjeçarëve ishte vetëm hapi i radhës, me dy talentet Sahiti dhe Shefiti që tashmë synojnë të bëjnë gjëra të rëndësishme edhe në klubet e tyre.
“Besoj që shumë shpejt do të bashkohem me ekipin e parë të Hajdukut të Splitit. Kjo do të ndodhë shumë shpejt”, thotë Sahiti.
“Ne gjithmonë stërvitemi për të dhënë maksimumin në ndeshje, si me klubin ashtu edhe me kombëtaren. Përfaqësuesja normalisht që të dhuron më tepër emocione, por edhe te Shkëndija jam shumë i lumtur me aktivizimin dhe me ndihmën e lojtarëve të tjerë”, shprehet Shefiti.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












