Pas disa kërkimeve nga Zyra Federale e Statistikave (BFS) kostot më të larta të punës në Zvicër u regjistruan me çmime varësisht nga fusha ku punohet, transmeton albinfo.ch.
Raporti tregon se
- Konsulentët e Menaxhimit mesatarisht 100 franga për orë pune.
- Puntorët në Industrinë e Shërbimeve Financiare, ka një mesatare prej 96.38 franga,
- Dega e e sigurimeve 93.20 franga për orë.
- Prodhuesit e produkteve farmaceutike ka një mesatare prej 92.19 franga)
- Puntorët hulumtues të përgjithshëm rreth statistikave të zhvillimit ekonomik dhe të fushave të tjera me rreth 91.39 franga për orë.
- Puntorët informatik, IT, kostoja e orës së punës me një mesatare prej rreth 80 frangash në orë,
- Shërbimet shkencore dhe teknike me 76 franga orën,
- Kostoja në arsimim dhe mësimdhënie rreth 74 franga,
- Ofrimi i shërbimeve ekonomike, administratë banke, etj, rreth 48 franga,
- Hoteleria mes 34 – 38 franga për orë,
Krahasuar me BE-në, kostot për orë pune janë më të larta në Zvicër. /Albinfo.ch