E-Diaspora
Sa kushton shkolla dhe jetesa në Gjermani
Gjermania është destinacioni kryesor në vendet e Evropës Perëndimore, si dhe njëkohësisht, me rritjen më të lartë të numrit të studentëve shqiptarë. Vitin e shkuar, numri i tyre arriti 559 studentë, ndjekur nga Franca me 434 studentë, Austria me 285 studentë, Mbretëria e Bashkuar me 247 studentë dhe Zvicra me 95 studentë
Gjermania me 190 000 studentë të huaj në vit, zë vendin e tretë në botë për sa u përket studentëve që vijnë nga vendet e ndryshme të botës, shifër kjo, e cila është në rritje.
Edhe shumë studentëve shqiptarë u janë hapur dyert në Universitetet më të njohura gjermane. Ata janë kryesisht të orientuar në qytetet kryesore, Berlin, Hamburg, Munih, Shtutgart, Dyseldorf etj.
Informacione nga Ambasada Gjermane të orientojnë për koston e studimeve dhe jetesës atje. Sipas tyre, pagesa e një programi studimi, varet nga vendi dhe universiteti. Secili land mund të vendosë vetë për këtë. Në vendet si Bayern, Hamburg, Niedersachsen dhe Nordrhein-Westfalen, ende aplikohen taksat për student. Kjo vlen për shumicën e studentëve dhe është në shumën e përafërt 500 euro për semestër, shkruan ‘monitor’.
Të gjitha landet e tjera nuk parashohin taksa për student apo në ndonjë rast vetëm pas zgjatjeve të studimeve apo për studim dytësor. Ata që janë të interesuar për një studim privat në shkolla të larta profesionale, do të duhej të llogarisin taksa shumë më të larta. Ky është nga shkaku që shkollat e larta profesionale financohen vetëm nga taksat e studentëve dhe për këtë, edhe janë më të larta. Krahas taksave për student në Gjermani është edhe pagesa për semestër, përcjell albinfo.ch.
Kjo përcaktohet nga secili student dhe mbulon shpenzimet administrative, si dhe financimi i mensës, ambienteve sportive dhe banimin. Sa i përket jetesës, ekspertët dhe përvoja e atyre që jetojnë atje, kanë treguar se 6’500 euro në vit janë të mjaftueshme për një jetë modeste të një studenti. Pra, nga çdo aplikues për një vizë studimi, Ambasada Gjermane kërkon garancinë që ai ose ajo është në gjendje të mbajë veten, minimumi është 6500 euro, si dhe vlefshmërinë e diplomave.
Statistika, ku studiojnë shqiptarët jashtë
Numri i studentëve shqiptarë që zgjedhin të studiojnë jashtë përllogaritet të jetë mbi 24 mijë, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të UNESCO-s për vitin e shkuar. Shteti me numrin më të lartë të studentëve shqiptarë edhe për këtë vit mbetet Italia, me rreth 11,460 studentë. Destinacioni i dytë me numrin më të lartë të studentëve shqiptarë është Greqia me 7,339 studentë.
Sipas të dhënave, ndonëse janë destinacionet me numrin më të lartë të studentëve shqiptarë, kanë pasur tendencë rënëse të numrit të tyre me një vit më parë. Ndërsa, Gjermania është destinacioni kryesor në vendet e Evropës Perëndimore, si dhe njëkohësisht, me rritjen më të lartë të numrit të studentëve shqiptarë. Vitin e shkuar, numri i tyre arriti 559 studentë, ndjekur nga Franca me 434 studentë, Austria me 285 studentë, Mbretëria e Bashkuar me 247 studentë dhe Zvicra me 95 studentë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) uron muajin e Ramazanit. Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër njofton... -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













