Koronavirusi: çast pas çasti
Sa % e njerëzve në botë pranojnë të vaksinohen
67% e amerikanëve ishin pro vaksinimit, ndërsa 33% e tyre shprehën pak ose aspak interes
Rreth tre të katërtat e njerëzve të anketuar në të gjithë botën thonë se do të ishin të gatshëm të bënin një vaksinë të koronavirusit nëse do të dilte, me më shumë entuziazëm në Kinë dhe më pak në Rusi.
Sondazhi, i kryer nga Ipsos për Forumin Ekonomik Botëror (WEF), anketoi gati 20 mijë persona në 27 vende.
Nga sondazhi rezultoi se 74% e të rriturve të anketuar do të bënin një vaksinë kundër Covid-19 nëse do të ishte në dispozicion, transmeton Monitor.
Kina kishte mbështetjen më të lartë për vaksinimin, ku 97% e të anketuarve thanë se do të imunizoheshin. Nga ana tjetër, rusët treguan interes më të vogël, ku vetëm 54% e tyre dëshironin të bënin një vaksinë të koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
67% e amerikanëve ishin pro vaksinimit, ndërsa 33% e tyre shprehën pak ose aspak interes.
Nga ata që thanë se do të refuzonin një vaksinë, 60% e tyre ishin të shqetësuar për efektet anësore të vaksinës, ndërsa 37% e njerëzve mendonin se vaksina nuk do të ketë asnjë efekt.
Vetëm 40% e të gjithë të anketuarve presin që një vaksinë të jetë në dispozicion brenda këtij viti.
Ekspertët shprehën shqetësimin se më shumë se një e katërta e njerëzve në të gjithë botën nuk do të bënin një vaksinë.
“Mungesa prej 26% e besimit të vaksinave është mjaft e konsiderueshme për të komprometuar efektivitetin e përdorimit të një vaksine kundër Covid-19”, tha shefi i formësimit për të ardhmen e shëndetit dhe kujdesit shëndetësor Arnaud Bernaert, në Forumin Ekonomik Botëror.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














