Lajme
Sa e keqe mund të jetë mungesa e ilaçeve në Zvicër këtë dimër?
Zvicra do të përjetojë mungesa masive medikamentesh këtë dimër, duke ndikuar në qindra barna të përdorura zakonisht
Mungesa do të jetë më akute në dimër, ashtu si më shumë njerëz sëmuren me grip dhe viruse të frymëmarrjes dhe kanë nevojë për antibiotikë dhe ilaçe të tjera, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Ky alarm është ngritur nga Martine Ruggli, presidente e shoqatës së farmacistëve Pharmasuisse.
Ndërsa ajo nuk tha në mënyrë specifike se cilat barna do të jenë në mungesë, ajo paralajmëroi se midis 700 dhe 1,000 ilaçe thelbësore – duke përfshirë disa antibiotikë – nuk do të jenë të disponueshëm në Zvicër në muajt e ardhshëm.
Mungesa prek barnat që mund të blihen me dhe pa recetën e mjekut.
Furnizuesit e huaj janë fajtorë
Ndër arsyet kryesore për këtë mungesë të afërt janë pengesat e konsiderueshme të furnizimit, tha Ruggli. Në mënyrë të veçantë, zhvendosja e proceseve të prodhimit në vende të tjera – veçanërisht në Kinë dhe Indi – ka vonuar dhe ngadalësuar zinxhirin e furnizimit.
“Gykat e ngushta për barnat që janë në kërkesë të lartë do të jenë masive këtë dimër”, vuri në dukje Ruggli, duke shtuar se ato mund të jenë pa rezerva në Zvicër deri në dy vjet.
Këtë fakt e ka konfirmuar edhe Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH), e cila është përgjegjëse për prokurimin e barnave. “Me zhvendosjen e proceseve të rëndësishme të prodhimit në Azi dhe përqendrimin në vetëm disa kompani, zinxhirët e furnizimit janë bërë të prekshëm”, tha FOPH.
Çfarë mund të bëhet për të siguruar që pacientët në Zvicër të kenë akses në barnat thelbësore?
Ruggli tha se farmacitë janë në gjendje të prodhojnë vetë një numër të kufizuar ilaçesh me substancat që kanë në dorë.
Megjithatë, “kjo nuk mund të zëvendësojë prodhimin industrial”. Në një shkallë më të madhe, nuk mund të ndërmerret shumë për lehtësim të menjëhershëm; zgjidhjet fokusohen në planifikimin afatgjatë.
Qeveria federale po kërkon të lidhë ‘kontrata kapaciteti’ me prodhuesit në mënyrë që të sigurojë prodhimin e një sasie të caktuar barnash. Ndërkohë, dhe në rast të një mungese serioze, ushtria mund të ngarkohet gjithashtu për të prodhuar disa ilaçe jetike.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












