Lajme
“Ryanair” pritet t’i humbë 1 miliard dollarë, si pasojë e pandemisë
Kompania ajrore Ryanair me qendër në Dublin, për shkak të kufizimeve të udhëtimit në kuadër të luftës kundër pandemisë COVID-19 në vitin fiskal 2020 pritet të pësojë humbje prej mbi 1 miliard dollarësh.
Në njoftimin e kompanisë thuhet se fluturimet e kompanisë në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2020 janë zvogëluar me 78 për qind.
Ryanair në vitin fiskal 2020 që filloi në prill 2020 dhe do të përfundojë në mars 2021 do të pësojë humbje prej 850 milionë euro deri 950 milionë euro.
Sipas kompanisë, kjo është humbja më e madhe që nga viti 2009.
Njoftimi rikujton se qeveria ka rritur kufizimet e udhëtimit për shkak të pandemisë, ndërsa viti fiskal mes periudhës prill 2020-mars 2021, pritet të bëhet viti më i vështirë i kompanisë në 35 vjetët e fundit./TheGuardian
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair











