Lajme
Rusia, me ultimatum për Ukrainën deri në orën 15:00
Shteti rus i ka dhënë një ultimatum Ukrainës deri në orën 15:00 për bisedime, rreth arritjes së një marrëveshje paqeje.
Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus dhe ndihmës i Presidentit Vladimir Putin, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti se do të qëndrojnë deri në kohën e caktuar dhe do të presin për një përgjigje.
“Sapo të marrim këtë konfirmim, ne do të nisemi menjëherë për të takuar homologët tanë në negociata”, tha Medinsky, shkruan CNN.
Medinsky tha se ata “qëndrojnë për paqen”, teksa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha këtë të diel se do të ishte i gatshëm të zhvillonte bisedime me Rusinë, por jo në Bjellorusi.
Ky refuzim i Zelenskyt vjen pasi që Bjellorusia konsiderohet si njëri nga aleatët kryesorë të Rusisë në luftën kundër Ukrainës.
Ndërsa, pala ruse ka thënë se në rast se pala ukrainase nuk do të vijë për bisedime deri në orën 15:00, atëherë Kievi zyrtar do ta mbajë përgjegjësinë për luftën.
“Nëse bisedimet refuzohen, pala ukrainase do të mbajë të gjithë përgjegjësinë për gjakderdhjen. Por ne qëndrojmë këtu deri në orën 15:00 duke pritur një përgjigje nga pala ukrainase”, ka thënë Medinsky, shkruan CNN.
E-Diaspora
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora Kemi hyrë në 2 ditët e fundit të regjistrimit të diasporës në kuadër të regjistrimit të...
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
-
Projekti filmik “Adelina”, fitues i trefishtë në Spanjë
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë