Kosova
Rritje e pagave për sektorin publik, por jo për pensionistët në Kosovë
Ai theksoi se projekt-buxheti i planifikuar për vitin 2018 është 2 miliardë e 82 milionë euro
Ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza ka konfirmuar edhe një herë se do të rriten pagat e punonjësve në sektorin publik për 4 %, 20 % rritje për skemat sociale, ndërsa për pensionet nuk do të ketë rritje, ngase sipas tij, për këtë kategori ka pasur rritje para një kohe. Kështu është shprehur ai në një intervistë për “Kosovapress”.
Ai theksoi se projekt-buxheti i planifikuar për vitin 2018 është 2 miliardë e 82 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, pjesa më e madhe e shpenzimeve shkon për investimet kapitale me gjithsejtë 687 milionë euro ose 33 përqind e buxhetit.
Ai po ashtu ka thënë se për investimeve kapitale janë të përfshira projekte të konsiderueshme të infrastrukturës, duke përfshirë infrastrukturën rrugore, objekte shkollore, sportive dhe të ngjashme. Përveç Ministrisë së Shëndetësisë, është planifikuar të trajtohet me prioritet të lartë edhe sektori i rendit dhe ligjit.
Ai tha janë të përcaktuar që bartës të rritjes ekonomike të jetë sektori privat, ku kanë vlerësuar që rritja ekonomike për vitin e ardhshëm do të jetë 4.6 përqind.
Sipas tij, të hyrat e rregullta buxhetore janë raportuar që të jenë në një nivel prej 1 miliard e 829 milionë euro, deficit primar i cili është i paraparë që të jetë brenda rregullit fiskal. Ai ka shtuar se do t’i stimulojnë bizneset dhe agrobizneset me subvencione, si dhe do të krijohen kushte për investitorë të huaj dhe vendor.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










