Lajme
Rritja e pagave shmang grevat e 20 mijë punëtorëve në aeroporte
Njëzet mijë punonjës të shërbimeve në aeroporte do të kenë rritje të ndjeshme të pagave.
Në këtë mënyrë u shmangën grevat e paralajmëruara. Sindikata Verdi dhe koncerni Lufthansa, shoqëria më e madhe ajrore e Gjermanisë në bisedimet për kontratat e reja të punës ranë dakord për rritjen e pagave të personelit të shërbimit në aeroporte. Marrëveshja e arritur i shmang grevat e paralajmëruara, njofton DW, transmeton Albinfo.ch.
Është rënë dakord për rritje të konsiderueshme të pagave, njoftoi Luftahnsa pas raundit të tretë të bisedimeve për kontratat e reja.
“Për ne ishte e rëndësishme që të marrim në konsideratë në mënyrë mbiproporcionale grupet e rrogave të nivelit të ulët dhe të mesëm”, deklaroi kryesia e Lufthansas. Është arritur një rezultat i mirë, që do të thotë një rritje e konsiderueshme e pagave për të gjitha grup-rrogat për personelin e shëbrimit, vë në dukje sindikata Verdi. Komisioni i tarifave të koncernit ka miratuar në bisedime, që vendimi fillimisht duhet të pranohet edhe përmes një anketimi nga shumica e antarëve të sindikatës.
Shoqëria më e madhe ajrore në Gjermani në këtë mënyrë arriti të shmangë grevat e paralajmëruara në sektorin e shërbimit në aeroporte në Check-In dhe në përgatitjen e avionëve.
Greva njëditore e organizuar më 27 korriknë pikun e sezonit të pushimeve të verës shkaktoi anulimin e mijëra fluturimeve të Lufthansas në aeroportet kryesore të saj në Frankfurt mbi Main dhe Mynih./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












