Kosova
Rritja e pagave në Kosovë, goditja më e rëndë për sektorin privat
Gërxhaliu thotë se me këto vendime, do të atakohen bizneset e ndershme.
Rritja e shpenzimeve për paga në sektorin publik shqetëson ekspertët ekonomik dhe asociacionet e bizneseve.
Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thotë se kjo është goditja më e rëndë që u jepet bizneseve dhe punëtorëve në sektorin privat. Ka reaguar edhe Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës, sipas së cilës, kjo ndikon negativisht edhe në rritjen e investimeve.
Sot për sektorin privat askush nuk lobon dhe askush nuk e mbron, ka thënë për Radio Kosovën eksperti Safet Gërxhaliu. “Dhe në këtë drejtim efektet e një vendimi të tillë për paga duhet të jetë grushti më i madh, goditja më e rëndë që i jepet sektorit privat dhe migrimit të të rinjve drejt vendeve evropiane”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Gërxhaliu thotë se me këto vendime, do të atakohen bizneset e ndershme.
“Përveç që do të jetë problem me fuqinë punëtore, do të ketë një radikalizëm të qasjes, në veçanti të doganave të Kosovës përballë bizneseve, sepse shumë më tepër atakohen bizneset e rregullta dhe transparente se sa ato të kriminalizuara. Nuk pranohen dëshmi, nuk pranohen faturat dhe e gjithë kjo me të vetmin qëllim, që me çdo kusht në dëm të sektorit privat të rritet buxheti dhe të hyrat për institucionet shtetërore”, tha Gërxhaliu.
E Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) shqetësimet i ka shprehur përmes një komunikate.
“Oda Amerikane beson se veprimet si këto të institucioneve shtetërore, pa konsideratë për ngarkesat mbi sektorin privat, janë në kundërshtim me diskursin e zyrtarëve më të lartë të shtetit për fuqizim të sektorit privat dhe nxitje të investimeve. Ngritja e pagave për sektorin publik është goditje direkt për ndërmarrjet private, e posaçërisht për sektorin edhe ashtu të brishtë të prodhimit, por edhe për rritjen e investimeve të huaja direkte, për shkak se fuqia punëtore nuk do të mund të promovohet më tej si përparësi konkurruese e Kosovës”, thekson komunikata e OEAK-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore














