Shqipëria
Rritet numri i vizitorëve në Kalanë e Rozafës, në Shkodër
Numri i turistëve që vizitojnë Kalanë e Rozafës, në Shkodër, është në rritje. Gjatë muajit janar të këtij viti janë regjistruar 961 viztorë më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Shkodër, ftoi të gjithë të apasionuarit pas historisë ta vizitojnë Rozafatin, për t’u njohur me historinë e për të kaluar një ditë plot aventura të paharrueshme në kala.
Sipas statistikave të publikuara nga DRTK, Shkodër, nga 1-31 janar 2024 kalaja u vizitua nga 3542 vizitorë, ndërsa një vit më parë kjo shifër arriti në 2581 persona.
Krahas vizitueshmërisë, janë rritur dhe të ardhurat nga shitja e biletave, në masën 20, 6%./ATSH
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












