Kosova
Rriten të hyrat buxhetore në Kosovë
Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se të hyrat buxhetore deri në shtator të këtij viti arritën vlerën neto prej 1.23 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore rreth 3.8 %.
“Në të njëjtën periudhë, shpenzimet buxhetore arritën vlerën prej 1.17 miliardë euro që paraqet një rritje vjetore rreth 7.2 përqind. Rrjedhimisht, buxheti i Kosovës regjistroi bilanc primar buxhetor prej 60.8 milionë euro krahasuar me bilancin prej 95.1 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit 2016”, thuhet në raportin e BQK-së, për vlerësimi Tremujor të Ekonomisë, raporton “RTKlive”.
Sa i përket llojit të tatimeve, sipas BQK-së vërehet rritje më e lartë e të hyrave tatimore jo-direkte të cilat arritën vlerën prej 953.8 milionë euro (5.4 përqind rritje), ndërsa të hyrat tatimore direkte shënuan një rritje të lehtë prej 0.5 përqind dhe arrtën vlerën prej 179.4 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Rritje edhe më e lartë e të hyrave buxhetore është shënuar tek të hyrat jo-tatimore, të cilat arritën vlerën prej 138.4 milionë euro (8.8 përqind rritje).
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











