Lajme
Rriten pritjet në Merdarë, mërgimtarët po presin deri në tri orë për të dalë nga Kosova
Kolonat e gjata të automjeteve janë rikthyer në pikën kufitare të Merdarës, ndërsa pritje ka edhe në Dheu të Bardhë.
Fluksi i automjeteve në pikat kufitare të Kosovës është rritur ndjeshëm, pasi shumë mërgimtarë kanë nisur kthimin drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë pas përfundimit të pushimeve verore, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare të Merdarës, ku qytetarët po presin deri në tri orë për të dalë nga Kosova.
Po ashtu, është rritur edhe gjatësia e kolonës, e cila ka arritur nga 2 deri në 2.5 kilometra.
Pritje janë regjistruar edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 20 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në rreth 200 metra.
Në pikat e tjera kufitare tokësore nuk raportohet për kolona apo vonesa të konsiderueshme.
Ndërkohë, situata në Merdarë është përkeqësuar gjatë orëve të fundit, pasi më herët pritjet në këtë pikë kufitare ishin rreth 60 minuta, ndërsa tani kanë arritur deri në tri orë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











