Maqedonia

Rriten pensionet në Maqedoninë e Veriut

Raportohet se zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka njoftuar se janë ngritur pensionet në vend, përcjell albinfo.ch.

Grubi, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se pas rritjes së rrogës minimale dhe asaj mesatare, nga sot edhe 326.841 pensionistë do të kenë pensione më të larta.