Kosova
Rriten kamatat bankare në Kosovë
Kamata gati dyshifrore po aplikojnë disa banka në Kosovë, pas rritjes së normave të interesit nga Banka Qendrore Europiane. Siç është paralajmëruar tashmë, politikat monetare të disa bankave qendrore i janë kundërpërgjigjur rritjes së inflacionit përmes rritjes së normave bazë të interesit. Kjo tashmë është reflektuar edhe në Kosovë.
Buletini Ekonomik ka biseduar me disa klientë bankar të cilët thonë se janë befasuar kur kanë kuptuar lartësinë e normës së interesit.
“Desha ta marr një kredi në emër të biznesit dhe banka ku jam klientë më ofroj kredi me kamatë 9 për qind. U befasova sepse viteve të fundit ka pasur një rënie normës së interesit”, thotë ai në kushte anonimiteti.
Në vitet e kaluara, norma mesatare interesit në kredi, për të gjitha llojet e kredive, ishte dyshifrore, në disa raste shkonte edhe në 14 për qind. Ndërsa, në dy vitet e fundit mesatarja e normës së interesit ka qenë rreth 6 për qind, varësisht prej llojit të kredisë. Me paralajmërimet e fundit, kamatat dyshifrore mund të rikthehen shpejt në sektorin bankar të Kosovës.
Rritja e normave të interesit për kreditë bankare ishte paralajmëruar nga Banka Qendrore e Kosovës në raportin e fundit, ku vërehet se mesatarja e normës së interesit në sektorin bankar ka shënuar rritje në vitin 2022. Kështu, aktualisht norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.1 për qind. Rritje vërehet tek norma e interesit për kreditë konsumuese që ka shkuar në 6.3 për qind.
“Normat efektive të interesit, Norma në kredi 6.1%, për ekonomitë familjare 5.9% prej të cilave konsumuese 6.3%, prej të cilave hipotekare 4.8%. Për korporata jo financiare 6.2%, prej të cilave bujqësore 6.0%, prej të cilave industriale 6.3% prej të cilave shërbyese 6.1%”, thuhet në raport.
Një parashikim për rritjen e normave të interesit në sektorin bankar e kishte bërë BQK-ja duke u mbështetur në vendimet e Bankës Qendrore Europiane, ku thoshte se “…kostot e mbajtjes së likuiditetit do të sfidohen me rritjen e normave të interesit në nivel global të cilat transmetohen direkt përmes financimit nga bankat amë”.
“Politikat monetare të disa bankave qendrore veçse i janë kundërpërgjigjur rritjes së inflacionit përmes rritjes së normave bazë të interesit. BQE ka hezituar të ndërhyjë dhe ndryshojë politikën monetare në gjysmën e parë të vitit 2022, kryesisht si pasojë e ndikimit që pritet të ketë rritja e kostos së financimit në disa nga ekonomitë e BE-së (recesionit potencial) dhe dobësimit të mëtejmë të euros”, thuhet në “Raportin e Stabilitetit Financiar” të BQK-së.
Banka Qendrore ka thënë se kriza pandemike rriti fillimisht pasigurinë e aktorëve në sistemin financiar për presion të mundshëm në menaxhimin e likuiditetit. Mirëpo, sipas BQK-së, rritja e preferencave për kursime kundrejt shpenzimeve, por edhe e mundësive të reduktuara dhe pasigurive për të shpenzuar në kohë të krizës, ndikoi që bilanci i financimit të bankave të jetë në favor të pozitës së likuiditetit, pozitë që u trashëgua edhe në vitin 2021.
“Megjithatë, rritja persistente e inflacionit në nivele të papara në dekadën e fundit ka ndikuar që BQE të sinjalizoj për vendimin potencial të rritjes së normave të interesit në mbledhjen e këshillit në korrik 2022. Ndryshimet në normat e interesit në BQE do të afektojnë indirekt kostot e mbajtjes së likuiditetit dhe kostot e financimit në vend. Për më tepër, përkundër normës së lartë të likuiditetit në nivel sektori, shumica e bankave kanë shënuar rënie të raportit të likuiditetit nga viti i kaluar, ndër të cilat disa me rënie më të theksueshme”, theksohet në raport.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median












