Kosova
Rreth 80 milionë euro fituan bankat komerciale në Kosovë gjatë vitit 2020
Bankat komerciale në Kosovë kanë shënuar fitim prej 79.9 milionë eurosh. Mirëpo, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019, fitimi i tyre është më i vogël për 6.3 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Referuar raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) mbi sistemin financiar, shihet se të hyrat e bankave kanë qenë 279.3 milionë euro, ku 212.2 milionë euro ishin të hyra nga interesi, kurse në muajin dhjetor të 2019-së është raportuar se këto të hyra ishin 263.2 milionë euro.
Për sa u përket shpenzimeve të bankave, në raport thuhet se 97.3 milionë euro kanë qenë shpenzime administrative, kurse 22.7 milionë euro shpenzime të interesit.
Ndërkohë, zgjerimi i aktivitetit kreditues të sektorit bankar vazhdon të mbështetet nga ecuria e depozitave, rritja e të cilave paraqet burimin kryesor të financimit të kreditimit në vend.
Vlera e depozitave deri në këtë periudhë arriti në 4.36 miliardë euro, krahasuar me 3.91 miliardë euro që ishin një vit më herët, pra kishte rritje vjetore prej 11.5 për qind.
“Norma efektive e interesit për depozita në muajin dhjetor të vitit 2020 është 1.5 për qind, që krahasuar me normën efektive të interesit në kredi të reja është 7.1 për qind dhe paraqet dallim prej 4.5 pikë përqindje”, thuhet në raport, shkruan Telegrafi.
Kjo diferencë e lartë ka ndikuar që bankat gjatë kësaj periudhe të arrijnë fitime mjaft të larta. Derisa dallimi mes interesit në kredi dhe depozita do të jetë i lartë, bankat do të vazhdojnë të kenë shumë të hyra nga interesi dhe fare pak shpenzime për interes.
Kreditë e këqija sipas raportit të BQK-së aktualisht janë 2.7 për qind.
“Deri në muajin dhjetor 2020, sektori bankar regjistroi rënie të kredive jo-performuese dhe përmirësim të mbulueshmërisë së tyre me provizione. Niveli i tyre shënoi rritje në 2.7 për qind nga 2 për qind që ishte në muajin dhjetor 2019. Niveli i mbulueshmerisë së këtyre kredive me provizione në këtë muaj arriti në 141.4 për qind”, shpjegon raporti.
Aktualisht në tregun e Kosovës operojnë 11 banka komerciale, prej të cilave 9 janë me kapital të huaj. Numri i degëve të tyre 211, kurse këto banka kanë të punësuar 3,391 punëtorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












