Lajme
Rreth 400 biznese nga diaspora bashkohen për zhvillimin e Luginës së Preshevës
Rikthehet Konferenca Ekonomike “Ekonomia shpëton Luginën”, Presheva bëhet qendra e zhvillimit më 7 nëntor
Pas suksesit të edicioneve të kaluara, rikthehet Konferenca Ekonomike “Ekonomia shpëton Luginën”, një ngjarje që po kthehet në traditë për bizneset shqiptare të Luginës së Preshevës dhe diasporës, transmeton Albinfo.ch.
Më 7 nëntor 2025, në qytetin e Preshevës, pritet të mblidhen rreth 400 biznese nga diaspora dhe rajoni për të ndarë ide, përvoja dhe projekte që synojnë rigjallërimin ekonomik të Luginës.
Konferenca do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për bashkëpunim, investime dhe frymëzim, ku bizneset do të kenë mundësi të diskutojnë mbi zhvillimin e qëndrueshëm, sfidat e tregut dhe potencialet e bashkëpunimit ndërkufitar.
Në kuadër të ngjarjes do të organizohet edhe një panair biznesi, ku kompanitë pjesëmarrëse do të mund të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre, duke krijuar hapësira konkrete për networking dhe partneritete të reja.
Organizatorët theksojnë se kjo konferencë është më shumë se një ngjarje – është një thirrje për veprim, që synon të kthejë shpresën në zhvillim dhe të lidhë kapitalin njerëzor e financiar të diasporës me mundësitë lokale.
Për pjesëmarrje dhe regjistrim: [email protected]
Më shumë detaje rreth temave dhe programit: https://www.rrjeti.org/buletin/konferenca-ekonomia-shpeton-luginen-lugina-e-presheves
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











