Lajme
Rreth 25 mijë kosovarë përdorin drogë
Shqetësuese është fakti se substancat narkotike kanë filluar t’i konsumojnë adoleshentët e moshave 16 vjeç, ndërsa ka raste kur drogën e marrin edhe 12 vjeçarët
Në Kosovë llogaritet të jenë rreth 5 mijë përdorues të rregullt të drogës, ndërsa rreth 25 mijë marrin kohës pas kohë droga më të lehta kryesisht hashash. Por, shqetësuese është fakti se substancat narkotike kanë filluar t’i konsumojnë adoleshentët e moshave 16 vjeç, ndërsa ka raste kur drogën e marrin edhe 12 vjeçarët.
Kështu të paktën ka deklaruar Safet Blakaj, drejtues i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint” në Prishtinë, që është pothuajse e vetmja në Kosovë që merret me trajtimin e rasteve me drogë.
“Vitet e fundit përdorimi i drogës “heroin” ka rënë dukshëm dhe ky është një lajm shumë i mirë dhe na bën që të jemi më ambicioz. Por, tash kanë filluar të futen drogat e reja të dizajnuara në Kosovë e që për neve paraqesin komplikim, pasi që përveç mangësisë së njohurive po ashtu edhe identifikimi i atyre substancave është sfidë”, tha ai.
Marihuana, sipas tij, ka pasur një përhapje të madhe dhe vazhdon të përdoret shumë në Kosovë. Pastaj droga e re GHB sidomos në Prishtinë vazhdon të ketë shtrirje të shpejtë.
“Nëse krahasohet me vendet e regjionit ne nuk qëndrojmë dramatikisht me statistika, por tek rreziku se në një moment të caktuar shpërthen përdorimi i drogave në përmasa të mëdha është për arsye se numri i të rinjve është shumë më i madh se në regjion dhe mos angazhimi i tyre në punë dhe aktivitete të tjera”, tha Blakaj për REL.
Marihuana sipas tij, përveç në qytet, përdoret relativisht shumë edhe në zonat rurale dhe kryesisht merret nga grupmoshat e reja. “Në 207, mosha mesatare ka qenë në 21, derisa tash ka rënë në 16. Kjo është shqetësuese, derisa nuk po flasim për moshat 12 vjeç pasi që ato janë raste të rralla”, tha ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” Rastet e drejtimit të lazerëve nga toka në drejtim të avionëve që aterojnë dhe ngrihen nga... -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












