Lajme
Rreth 191 milionë evropianë përballen me temperatura mbi 35°C këtë të diel
Vala rekord e të nxehtit vazhdon të përfshijë Evropën, me temperatura ekstreme në Gjermani, Poloni, Çeki dhe vende të tjera, ndërsa autoritetet paralajmërojnë rreziqe serioze për shëndetin
Rreth 191 milionë banorë të Evropës pritet të përjetojnë temperatura mbi 35 gradë Celsius gjatë kësaj të diele, ndërsa vala rekord e të nxehtit vazhdon të zhvendoset drejt Evropës Qendrore dhe Lindore. Sipas parashikimeve meteorologjike, mbi 400 milionë njerëz do të përballen me temperatura mbi 30°C, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Temperaturat më të larta pritet të regjistrohen në Gjermani, Poloni, Çeki, Sllovaki, Hungari dhe Rumani, ku në disa rajone termometri mund të kalojë 40°C. Në Gjermani janë regjistruar tashmë temperatura rekord prej 41.5°C, ndërsa disa vende të Evropës Qendrore kanë thyer rekordet historike të muajit qershor.
Autoritetet shëndetësore në shumë shtete u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të kenë kujdes të veçantë për të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike. Në disa vende janë aktivizuar plane emergjente për shkak të rritjes së rasteve të goditjes nga të nxehtit dhe presionit mbi shërbimet shëndetësore.
Përveç ndikimit në shëndetin e njerëzve, temperaturat ekstreme kanë shkaktuar probleme në infrastrukturë, duke dëmtuar rrugë dhe linja hekurudhore, ndërsa rreziku për zjarre në pyje mbetet shumë i lartë në disa rajone të kontinentit. Meteorologët parashikojnë se vala e të nxehtit do të fillojë të zbutet gradualisht në fillim të javës së ardhshme, megjithëse disa zona do të përballen me stuhi të forta pas temperaturave ekstreme.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











