Lëvizja e shkëmbit që kërcënon të shkëputet mbi fshatin Brienz (Graubünden) është përshpejtuar më tej që nga evakuimi i 84 banorëve të tij më 9 maj. Shpejtësia e saj është trefishuar, tha të dielën në Twitter komuna Albula, së cilës i përket Brienz.
Situata në shpatin e kërcënuar me rrëshqitje dheu mbi fshat mbetet shumë e tensionuar.
Rreth dy milionë metër kub shkëmb do të bien nga rrëshqitja e malit. Kjo mund të ndodhë në çdo kohë brenda disa ditësh ose javësh. /Albinfo.ch