Shqipëria
Rrëshqet një masiv shkëmbi mbi shtëpinë e një 25-vjeçari në Përmet, nxirret i gjallë
Një shkëmb ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë një banesën e një 25-vjeçari në Përmet.
Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Çarçovë. Sipas policisë, 25-vjeçari, i cili ka qenë në gjumë, ka mbetur i bllokuar në banesë dhe masa shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.
Ndërsa bëhet e ditur se shpëtuan bashkëshortja e tij dhe fëmija rreth dy vjeç.
Në dhomën tjetër të banesës ndodhej e ëma e të riut, që po ashtu shpëtoi pa lëndime.
Shefi i zjarrfikëses në Përmet, Agron Pani, tha për Top Channel se situata ishte shumë e vështirë dhe u desh një ndërhyrje shumë delikate për nxjerrjen e tij banesa. Pasi u nxor nga policia dhe forcat zjarrfikëse, i riu u dërgua drejt spitalit të Janinës.
Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca mbërritën në vendngjarje dhe pas një ore nxorën shtetasin me iniciale Dh.V. I riu ndodhet në spitalin e Përmetit dhe mjekët po vlerësojnë nëse do të duhet trajtim më i specializuar për dëmtimet që i riu ka në të dy gjymtyrët e poshtme.
Zona e Çarçovës është e kërcënuar prej shembjes së shkëmbinjve përgjatë të paktën dy dekadave të fundit. Incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe në të shkuarën, ku shkëmbinj janë shembur mbi banesa dhe mbi mjete që përshkonin rrugën nacionale./TCH
E-Diaspora
-
Tifozët Kuq e Zi protestojnë para FSHF-së, kundërshtojnë organizimin e përbashkët Shqipëri-Serbi Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne para zyrave të Federatës Shqiptare...
-
Puna në qiell të jep ndjenjën e paqes
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
Jeta në Austri
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon? Një nga fshatrat më të bukur dhe më të mbushur me njerëz të Austrisë po kërkon...
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?