Maqedonia
Rregulla të reja në Aeroportin e Shkupit nga 1 shtatori
Zona "Hug & Fly" do të mund të përdoret falas vetëm një herë brenda 24 orëve, për ndalesa deri në 10 minuta
Nga 1 shtatori 2026, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit hyjnë në fuqi rregulla të reja për përdorimin e zonës “Hug & Fly”, e cila ndodhet para ndërtesës së terminalit.
Sipas njoftimit të operatorit të aeroportit, drejtuesit e automjeteve do të vazhdojnë të kenë mundësi të ndalojnë falas deri në 10 minuta për të lënë ose marrë udhëtarë, por kjo mundësi do të vlejë vetëm një herë brenda 24 orëve për të njëjtin automjet, përcjell albinfo.ch.
Hyrja dhe dalja e automjeteve do të kontrollohen përmes një sistemi automatik për njohjen e targave, me synim menaxhimin më të mirë të qarkullimit, sidomos në periudhat me fluks të shtuar të udhëtarëve.
Ndryshimi synon të shmangë qëndrimet e panevojshme të automjeteve para terminalit dhe të mundësojë qasje më të sigurt dhe më të lehtë për udhëtarët dhe personat që i shoqërojnë.
Për ata që kanë nevojë të qëndrojnë më gjatë, në dispozicion mbetet parkingu i aeroportit me rreth 1,200 vende për automjete dhe gjashtë vende për autobusë.
E-Diaspora
-
Aurela Gaçe për albinfo.ch: Në janar 2027 mes shqiptarëve në Zvicër Në prag të dy koncerteve, Aurela Gaçe flet për albinfo.ch për rikthimin në Zvicër, marrëdhënien e... -
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani -
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë -
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











