Tematike
Mashtruesi i kredive për Covid-19: Si i fitova 50.000 franga për 20 minuta
Mezi e besonte fatin se kishte fituar 50.000 franga. "Pa paraqitur certifikatë nga regjistri i përmbarimit (mbledhjes së borxheve), as nga kompania ime dhe as nga unë" thotë ai
Një mashtrues ka aplikuar për të marrë një kredi të ashtuquajtur “Covid”, edhe pse kompania e tij ishte në prag të falimentimit. Ai tregon sa e lehtë ishte kjo punë dhe se çfarë ka bërë me ato para.
Këtë rast e ka raportuar sot gazeta Tages Anzeiger dhe pastaj e kanë transmetuar të gjitha mediat zvicerane
Kreditë e ndihmës Covid kanë ndihmuar shumë kompani të mesme dhe të vogla gjatë periudhave më të vështira të krizës së Coronavirusit. Por ato gjithashtu kanë tërheqjen për të joshur mashtruesit, transmeton albinfo.ch. Numri i hetimeve paraprake për mashtrim të dyshuar për kreditë e Covid 19 është rritur ndjeshëm, ka shkruar “Tages-Anzeiger”.
Sipas faqes së internetit të Fedpol, njësia kundër pastrimit të parave kishte ngritur në fund të gushtit gjithsej 466 akuza penale bazuar në këto raport. Në fund të shtatorit kishte tashmë 534 të tilla dhe kjo është një rritje prej gati 17 për qind.
“Tages-Anzeiger” tregon historinë e Vasily A., një delinkuent i shumëfishtë. Ai pohon se kishte marrë një hua prej 50.000 frangash për një nga kompanitë e tij të falimentuara, përcjell albinfo.ch. “Thjesht e provova dhe nuk e prisja kurrë që do të funksiononte”, thotë ai.
Sistemi është krijuar qëllimisht për të qenë i thjeshtë. Plotësimi i një formulari është gjithçka që duhet për të marrë deri në gjysmë milioni kredi pa interes nga bankat.
Ja si duket mashtrimi i Vasily A: Ai merr përsipër një kompani, blen mallra në llogari të saj dhe i shet përsëri. Pastaj ai e çon kompaninë në falimentim. Për këtë arsye emri i tij është regjistruar në zyrën e prokurorit publik.
Në prill ai kishte plotësuar formularin e kredisë për një nga kompanitë e tij, pa përmendur qarkullimin me atë rast. Ai kishte vlerësuar qarkullimin në 50.000 franga – një shifër thjesht e trilluar.
Vetëm 20 minuta më vonë paratë tashmë ishin derdhur në llogarinë e tij! Mezi e besonte fatin se kishte fituar 50.000 franga. “Pa paraqitur certifikatë nga regjistri i përmbarimit (mbledhjes së borxheve), as nga kompania ime dhe as nga unë” thotë ai, transmeton albinfo.ch.
Vasily ka marrë nga llogaria pothuaj të gjithë shumën e përmendur. Dhe askush nuk e ka pyetur për asgjë. Ai ka harxhuar një pjesë të parave.
Por: “Unë do t`i kthej paratë” premton Vasily A. “Unë kam investuar pjesën më të madhe të tyre”, thotë ai. Sigurisht, investimet e çdo lloji janë të ndaluara sipas rregullave të kredisë, përcjell albinfo.ch. Por ai nuk ndjen brejtje të ndërgjegjes për faktin se ka marrë një kredi të dedikuar si ndihmë për bizneset që kanë pësuar nga masaat e koronavirusit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













