Muzikë
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest, do të jenë të pranishëm në “Times Square” të New Yorkut për ta bërë numërimin mbrapsht të sekondave në mesnatë.
Ata tashmë janë në atmosferën festive dhe po ndajnë momente të ndryshme nëpër llogaritë e tyre në rrjetet sociale.
Ora, e cila do të performojë gjatë spektaklit, ka postuar video dhe fotografi me një mesazh entuziast për fansat e saj, ndërkohë që në shumicën e fotografive shihet e veshur me ngjyrat kuqezi.
“Numëroni së bashku me ne – nesër natë, unë dhe Ryan Seacrest do të jemi në Times Square për të mirëpritur vitin 2025!”, ka shkruar ylli.
Ajo gjithashtu ka shtuar se do t’i performojë këngët e saj të njohura si “Let You Love Me” dhe “Praising You”, me një befasi në fund.
Të dy moderatorët janë gjithashtu duke ngjallur emocion për ngjarjen e madhe me postime dhe selfie në rrjetet sociale, për t’i ftuar të gjithë që të shikojnë ngjarjen që do të transmetohet në televizionin ABC.
Seacrest, udhëheqësi i programit “Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve”, ka ndarë një detaj interesant mbi aë që e pret gjatë natës së ndërrimit të moteve. Sipas tij pjesa më e vështirë për të do të jetë fakti që nuk do të mund të hajë deri në orën 1:30 të mëngjesit, pas rënies së sferës në “Times Square”.
Ai ka treguar për TMZ se pas ngjarjes, zakonisht ka uri dhe do të donte të hante diçka.
“Pjesa më e vështirë është se darka nuk është deri në rreth orën 1:30 të mëngjesit”, ka thënë ai. Sidoqoftë, ai ka theksuar se, “ani pse New York-u njihet si qyteti që kurrë nuk fle, nuk është se ka shumë mundësi për të ngrënë”.
“Nuk ka kaq shumë mundësi për të ngrënë sa mund të mendoni. Nëse do të isha në ‘Applebee’s’, do të doja një ‘pu pu platter’”, ka thënë ai me shaka.
Kur është pyetur se si po përgatitet për natën e ndërrimit të motmoteve, Seacrest ka thënë se ka nisur të numërojë mbrapsht qe një muaj.
“Kam nisur të numëroj mbrapsht që nga 1 dhjetori. Numëroj mbrapsht, ndërsa jam në palestër bëj hapa mbrapa. Po bëj gjithçka në jetën time mbrapsht në mënyrë që ta bëj si duhet natën e Vitit të Ri”, ka thënë ai.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjen e Murat Jasharit president Inicohet peticion nga diaspora për kandidimin e Murat Jasharit për president... -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Lea Ypi zgjidhet anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave -
“The Guestkeepers” sjell mikpritjen kosovare në Zvicër: një fundjavë kulturore e pasur me dialog dhe interaktivitet
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj












