Lifestyle
Rita Ora flet për bashkëpunimin e mundshëm me Bebe Rexhën, Dua Lipën e Ava Maxin
Në fund të janarit këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, u bëri një ftesë tri këngëtareve të njohura shqiptare për të bashkëpunuar, Rita Orës, Dua Lipës e Ava Maxit.
Ky propozim ishte mirëpritur nga tri këngëtaret që i kishin kthyer përgjigje pozitive Bebe Rexhës, megjithatë që nga atëherë nuk është folur më për këtë bashkëpunim.
Në një intervistë për radion filipinase “MYX”, Rita Ora u shpreh rreth këtij bashkëpunimi me artistet shqiptare, transmeton gazeta shqiptare, përcjell albinfo.ch.
“Nuk kemi filluar ende me bashkëpunimin, por mendoj se do të ishte super fantastike, sepse jemi të gjitha shqiptare dhe ky do të ishte moment magjik për Shqipërinë”, ka thënë Rita Ora.
Gjithashtu, gjatë intervistës ajo foli edhe për Bebe Rexhën, me të cilën ka një miqësi shumë të mirë.
“Ajo është shqiptare si unë, kështu që kam pak kohë që e njoh dhe mendoj se është e talentuar si tekstshkruese dhe artiste. Shpresojmë të realizohet sa më herët”, u shpreh Ora.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













