Lajme
Paris, qytetarët festojnë në rrugë përfundimin e izolimit
Turma qytetarësh pa maska pushtuan rrugët e kryeqytetit francez për të festuar festivalin vjetor të muzikës, “Fete de la musique”.
Festa e muzikës është një event, i cili zhvillohet çdo vit gjatë solsticit veror, ditës më të gjatë të vitit.
Muzikantë dhe DJ morën pjesë në këtë festë për të argëtuar publikun deri në orët e vona të natës.
Festa e këtij viti ishte veçanërisht e veçantë për qytetarët, pasi kufizimet e COVID-19, si mbajtja e maskave dhe kufizimet e orarit u hoqën gjatë javës së kaluar.
“Parisi është rikthyer në jetë pas COVID. Të gjithë jemi duke u argëtuar. Vendosim muzikë, thjesht kërcejmë dhe relaksohemi”, u shpreh një qytetare.
E nisur në vitin 1982 nga ministri francez i Kulturës, “Fete de la musique” festohet në 120 vende të botës.
Sidoqoftë, disa kufizime në Francë ende vijojnë të jenë në fuqi. Koncertet e paplanifikuara në rrugë janë të ndaluara për të parandaluar mbipopullimin.
Muzikantët mund të performojnë në bare dhe restorante, por me kapacitete të përgjysmuara.
Në Paris, policia njoftoi se janë 2.300 oficerë policie që patrullojnë rrugëve për të siguruar respektimin e masave.
Qeveria franceze njoftoi se klubet e natës do të lejohen të rihapen nga 9 korriku./Euronews
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë