Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet zyrtare në Prishtinë, shkruan albinfo.ch.
Sipas rezultateve zyrtare nga KQZ-ja, Shpend Ahmeti ka fituar edhe zyrtarisht në Prishtinë, duke mundur Arban Abrashin e LDK-së.
Ahmeti ka fituar 50.19 % apo 41403 vota, kurse Abrashi kishte 49.81 % ose 41096 vota.
Pra, Ahmeti ka fituar me saktësisht 307 vota më shumë.
Votat me kusht dhe ato me postë ende nuk janë numëruar.