Integrimi
Kandidatët shqiptarë për Parlamentin e Zvicrës, në numrin më të ri të albinfo.ch
Në këtë funksion është prezantimi i shkurtër i të gjithë kandidatëve shqiptarë të zgjedhjeve nacionale, numri i të cilëve është rreth 30 sish
Numri më i ri i revistës albinfo.ch, që doli sot, në pjesën më të madhe të tij fokusohet në zgjedhjet për Parlamentin Federal të Zvicres, që mbahen më 22 tetor, gjegjësisht pjesëmarrjes së politikanëve me rrënjë shqiptare në këto zgjedhje.
Në këtë funksion është prezantimi i shkurtër i të gjithë kandidatëve shqiptarë (atyre që redaksia jonë ka arritur t`i identifikojë) të zgjedhjeve nacionale, numri i të cilëve është i konsiderueshëm, afro 30 sish. Kur jemi te kandidatët, është për t’u përmendur se ata janë të shpërndarë në të gjitha partitë dhe grupacionet politike, pjesë të jetës parlamentare zvicerane dhe kjo tregon për një zgjerim horizonti politik të brezit të ri të politikanëve shqiptaro-zviceranë.
Më së shumti kandidatë, ashtu sikur dhe “tradiconalisht” ka nga Partia Socialdemokrate (SP/PS), por nuk janë të pakët edhe ata që kandidojnë për partitë e tjera, si FDP (Liberalët), Die Mitte (Qendra), SVP, Të Gjelbrit dhe Liberalët e Gjelbër. Njëri syresh madje garon për Partinë e Piratëve (Piraten Partei), parti kjo që ende nuk ka deputet në nivel vendi.
Përveç prezantimeve të shkurtra, telegrafike, të të gjithë kandidatëve, në këtë numër kemi edhe intervista me tre prej tyre: Arbër Bullakaj (SP/PS), Korab Rashiti (SVP/UDC) dhe Arian Bilali (Piraten Partei). Po ashtu, me zgjedhjet merret edhe artikulli pasues, nga debati i realizuar nga platforma mediale albinfo.ch, i mbajtur më 10 shtator, me pjesëmarrje të disa prej kandidatëve nga Kantoni i Cyrihut si dhe të interlektualëve dhe aktivistëve nga shoqëria civile e këtushme.
Krahas zgjedhjeve, ky numër i revistës tematizon edhe ballon e mbajtur nga fundi i shtatorit i organizatës swissalbs, për zgjedhjen e Sipërmarrësit të Vitit, që shpallet tradicionalisht nga kjo organizatë. Këtë titull kësaj radhe e ka merituar sipërmarrësi i suksesshëm Kristian Kabashi, bashkëthemelues i kompanisë Numarics.
Edhe ky numër i revistës u ka dhënë vend përmbajtjeve nga fushat e ndryshme të jetës së komunitetit shqiptar në Zvicër e më gjerë. Rubrikat e rregullta, si ato për librin, filmin dhe enigmatikën janë po ashtu pjesë e numrit aktual të revistës.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte