Shqipëria
Rënia më e madhe e euros në dekadën e fundit
Tradicionalisht mërgimtarët sjellin më shumë valutë në vend, duke rritur ofertën për euro dhe gjithnjë javën e fundit të dhjetorit monedha e përbashkët fiton pikë
Euro e ka nisur javën e fundit të këtij viti, duke u nënçmuar me shpejtësi në raportet e këmbimit me lekun.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej me 122.76 lekë, duke rënë me 0.19 lekë në krahasim me ditën e premte dhe duke vendosur një tjetër rekord të ri që prej muajit gusht 2008, kur këmbehej mesatarisht me 121.44 lekë.
Kjo rënie ishte e pritshme, pas fluksit të lartë të emigrantëve që u dynd drejt Shqipërisë gjatë fundjavës me synim kalimin e Krishtlindjeve pranë familjeve të tyre. Tradicionalisht ata sjellin më shumë valutë në vend, duke rritur ofertën për euro dhe gjithnjë javën e fundit të dhjetorit monedha e përbashkët fiton pikë.
Në kahun tjetër, ekspertët e tregut valutor pohojnë se qarkullimi i monedhës vendase mbetet i dobët, për shkak dhe të konsumit të frenuar, duke kufizuar ofertën në lekë, çka po ndikon në forcimin e saj. Edhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se oferta e parasë këtë vit ka ardhur në rënie, raporton ‘monitor’.
Mungesa e qarkullimit të lekut dhe oferta e shtuar në valutë kanë bërë që këtë vit, efektet sezonale të fillojnë të ndihen më shpejt. Gjatë gjithë dhjetorit, euro vetëm ka shënuar rënie, duke humbur 1.5 lekë vetëm gjatë 24 ditëve të para të muajit, përcjell albinfo.ch.
Ekspertët e tregut valutor presin që në fillim të vitit të ardhshëm euro të stabilizohet disi, megjithëse zhvillimet e dy tre viteve të fundit kanë rezultuar të paparashikueshme, teksa rënia e fortë e euros nuk shpjegohet zyrtarisht me përmirësim të dukshëm të bilancit të llogarisë korente (hyrje-daljeve të valutës në vend).
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













