Lajme
Remitencat me rënie për 14 për qind për dallim me vitin e kaluar
Si pasojë e pandemisë COVID-19, për herë të parë në vendin tonë kanë shënuar rënie të theksuar të ardhurat nga mërgata dhe kështu pritet të ketë rënie në vazhdimësi.
Këtë vit ka pasur të hyra nga mërgata 140 milionë euro ose 14 për qind më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, derisa guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti beson se pas hapjes së ekonomisë dhe fluturimeve ajrore, do të shtohen edhe të ardhurat nga bashkatdhetarët.
Mehmeti thotë se një ndër sektorë më të goditur nga pandemia është sektori i sigurimeve me mbi 50 përqind të primit, derisa thekson se ideja për tërheqjen e kursimeve nga tatimpaguesit prej 10 për qind në Trust, mund të realizohet dhe do të ndikojë në mënyrë direkte në rritjen e kërkesës agregate në Kosovë.
“Ne remitencat jemi duke i përcjellë në baza ditore, ka rënie diku rreth 14 përqind nëse krahasojmë me vitin e kaluar. Për dy muaj kemi pasur diku 140 milionë euro që kanë hyrë në emër të remitencave në Kosovës ose 14 përqind më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Mirëpo, megjithatë tash po shihet që ka filluar të hapet ekonomia, fluturimet dhe kanë mundësi që të vijnë bashkatdhetarët. Besoj që deri në një masë të theksuar kjo do të ndikoj që këtë ta zvogëlojmë. Nëse marrin një krahasim edhe pse kjo krizë nuk krahasohet me krizën e vitit 2008, por megjithatë edhe në atë vit kemi pasur një rënie të remitencave rreth 4 përqind. Pritet të ketë rënie të remitencat në vazhdimësi, por uroj që të jetë sa më e vogël në përqindje të rënies. Ekonomia e Kosova ka nevojë për remitencat, sepse është një infuzion dhe një prej aktiviteteve kryesore financuese të ekonomisë së Kosovës. Bashkatdhetarët qoftë për remitenca apo edhe përmes shpenzimeve të udhëtimit që shënon mbi 1 miliardë euro shpenzime gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë”, thotë Mehmeti, në një intervistë për KosovaPress.
Mehmeti i referohet muajve mars dhe prill, derisa në tre muajt tjerë ka pasur më shumë dërgesa nga diaspora, janar shkurt dhe maj, përcjell albinfo.ch.
Këtë vit ishin 100.7 milionë euro nga diaspora për muajin maj, në krahasim me 78.4 milionë një vit më parë.
Guvernatori deklaron se njëri prej sektorëve më të goditur në vend është sektori i sigurimeve, ku diku rreth 50 për qind ka rënë primi.
Megjithatë, ai kërkon që të sigurohen automjetet me qëllim që të zvogëlohet numri i automjeteve të pasiguruara.
Ndryshe, këtë vit pritet të ulen dhe eksportet e mallrave dhe investimet e huaja direkte, ndërsa perspektiva e përkeqësuar ekonomike pritet të rezultojë në hendeqe të financimit të jashtëm dhe atë fiskal./KP
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten














