Lajme
Rekorde të reja të temperaturave në Zvicër, deri në 34.5 gradë në Sion
Vala e të nxehtit po vazhdon në gjithë vendin, ndërsa rreziku nga zjarret në pyje mbetet i lartë
Në disa zona të Zvicrës janë regjistruar rekorde të reja ditore të temperaturave të dielën, ndërsa vala e të nxehtit vazhdon të përfshijë pjesën më të madhe të vendit.
Sipas MeteoSwiss, temperatura më e lartë është matur në Sion, ku termometri ka arritur në 34.5 gradë Celsius. Në Neuchâtel janë regjistruar 33.8 gradë, në Locarno Monti 33.1 gradë, ndërsa në Bernë/Zollikofen temperatura ka arritur në 32.1 gradë, transmeton albinfo.ch.
Rekorde ditore janë regjistruar edhe në Elm të kantonit Glarus, me 28.9 gradë, si dhe në Chaumont të Neuchâtelit, ku janë matur 26.5 gradë.
Në të gjithë Zvicrën, rreziku nga zjarret në pyje vlerësohet nga i konsiderueshëm deri në shumë të lartë. Disa kantone kanë vendosur tashmë ndalim të plotë të ndezjes së zjarreve në ambiente të hapura, ndërsa thatësira po e rrit më tej rrezikun.
Sipas portalit federal për rreziqet natyrore, vala e të nxehtit në veri të Alpeve pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten, ndërsa në jug të Alpeve deri të premten.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












