Teatër
Regjisorja shqiptare që do të përfaqësojë Kosovën e Shqipërinë në Pragë
Regjisorja Marigona Bekteshi Ferati do të prezantojë Kosovën dhe Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove “Gavran fest”, në Pragë të Republikës së Çekisë, shkruan KultPlus.
Shfaqja “Si Ta Vrasim Presidentin” e Bekteshi-Feratit vazhdon të mbetet në repertuarin e skenës së vogël në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Kjo shfaqje me pjesëmarrjen në Pragë të Çekisë, do ta prezantojë Teatrin Kombëtar të Kosovës, kurse shfaqja “Sundimi i Gruas” nga po kjo regjisore, do të përfaqësojë teatrin “Petro Marko” të Vlorës.
Te dyja këto shfaqje, të inskenuara nga regjisorja Bekteshi Ferati janë përzgjedhur të prezantojnë Kosovën dhe Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove “Gavran Fest” që këtë vit shënon edicionin e tij të 10-të.
Regjisorja Bekteshi Ferati, shprehet tejet e lumtur për selektimin e këtyre shfaqjeve në mesin e shfaqjeve të tjera nga shtete te ndryshme. Lidhur me këtë, ajo falënderoi Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe Teatrin “Petro Marko” në Vlorë.
Festivali “Gavran Fest” do të mbahet nga 7 deri me 12 Tetor të këtij viti në Pragë, shkruan KultPlus, përcjell Albinfo.
Në ketë festival do të prezantohen dy trupa teatrore, njëra nga Kosova dhe tjetra nga Shqipëria. Nga Kosova do të prezantohet trupa e shfaqjes “Si ta vrasim Presidentin”, e që përbehet nga Rabie Kryeziu, Mirsad Ferati, Fatmir Haliti dhe Njomza Tmava. Ndërsa trupa nga shfaqja “Sundimi i Gruas” përbëhet nga aktorët nga Shqipëria: Dori Caushi, Artan Islami, Margent Caushi dhe Seliana Dalipi.
Gjithashtu regjisorja Bekteshi Ferati, falënderoi edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Prage, te cilat janë shprehur të gatshme të mbështesin prezantimin e Kosovës dhe Shqipërisë në festivalin “Gavran Fest” për edicionin të 10-të.
Në Qershor të vitit 2018 regjisorja Marigona Bekteshi Ferati, inskenoi dramën “Si Ta Vrasim Presidentin” në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Kjo shfaqje për herë të parë solli në Kosovë autorin Miro Gavran, shkruan KultPlus, përcjell Albinfo.
E-Diaspora
-
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 Ambasada e Kosovës në Austri dhe Lidhja e Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu” organizojnë promovimin dhe bashkëbisedim me... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet -
Finlandë
Basha Troni, regjisori me rrënjë shqiptare që po spikat në Finlandë
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













