E-Diaspora
Regjisori Bekim Lumi, nderohet në München
Artdashësit e Mynihut, njihen me artin avangardist të Lumit. Takimi nën moton „Për nder të Bekim Lumit“, i organizuar në Theater Heppel & Ettlich, do të mbahet më 24.11.2018, duke filluar nga ora 15:00, në adresën Feilitzschstraße 12, München
Bekim Lumi, regjisor i teatrit dhe profesor në Akademinë e Arteve në Prishtinë, që vlerësohet në Kosovës si përfaqësuesi më i rëndësishëm i avangardës artistike, do të nderohet të shtunën në Mynih të Gjermanisë, në një ceremoni përkujtimore.
Takimi nën moton „Për nder të Bekim Lumit“, do të mbahet në Theater Heppel & Ettlich, më 24.11.2018, duke filluar nga ora 15:00, në adresën Feilitzschstraße 12, München.
Ikja e hershme dhe e dhembshme e regjisorit Lumit, kishte tronditur edhe miqtë dhe kolegët e tij në Mynih, me të cilët ai kishte bashkëpunuar gjatë viteve 90-ta , përderisa kishte jetuar ditët prej refugjati në Gjermani, ku kishte punuar dhe inskenuar si regjisor. Shih për këtë ata kanë marrë nismën ta nderojnë regjisorin Lumi, duke bërë bashkë krijues gjermanë dhe shqiptarë, miq dhe ish kolegë të tij.
Ishte regjisori kurd në Mynih, Dr. Hawre Zangana dhe Sabine Böhlau, të cilët kishin idenë dhe morën iniciativën për organizimin e kësaj ceremonie, për ta nderuar Bekim Lumin, në njerën anë si një artist dhe njeri, e në anën tjetër, për t’i dhënë artdashësve të Mynihut një hapësirë për t‘u takuar me këtë art të ri, të vecantë, të teatrit evropian. Organizatorët shprehin bindjen se ky takim do të sjell frymëzim për avangardën artistike, për eksperimentin dhe thellësinë shprehëse që bart arti i këtij artisti, në një skaj të Evropës. Po ashtu edhe Theater Heppel & Ettlich, teatër që veçohet në skenën taatrore gjermane, kishte hapur dyert e tij me dashamirësi për këtë manifestim duke njohur personalitetin si dhe profilin krijues të Lumit.
Siç dihet më 14 qershor, të këtij viti, premiera e tij, “Arturo Ui”
(Bertolt Brecht) u shfaq, në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, një kryevepër kjo skenike, me një analizë bashkëkohore, duke pasqyruar pamëshirë zhvillimet shoqërore në Kosovë, por edhe në Evropë.
Bekimi mrrini deri tek finalizmi i proves gjenerale dhe në të njëjtën kohë luftoi shumë me sëmundjen.
Pikërisht në natën e premierës ai e dorëzoj shfaqjen tek publiku kurse vet u shtrua ne spital…
Bekim Lumi vdiq në fund të korrikut, vetëm në moshën 51 vjeçare, atëherë kur planifikonte edhe shumë shfaqje tjera.
Gjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor u luajt repriza e
“Arturo Ui”, nga Bertolt Brecht, në Teatrin Kombetar, në Prishtinë, me nje rezonancë të shkëlqyeshme nga e gjithë trupa e aktorëve të tij.
Ky projekt që do të realizohet gjatë takimit përkujtimor për Lumin, do të ofrojë edhe një forum për diskutim, shkëmbim dhe takime midis artistëve të ndryshëm dhe artdashësve.
Audiencës do t’i ofrohen pjesë të ceremonisë mbresëlënëse të homazheve në Teatrin Kombëtar të Prishtinës si dhe motive të inskenimeve të Bekimit, që do të luhen prej aktorëve te ansamblit të tij,Afrim Kasapolli dhe Bujar Ahmeti, arie nga tenori Luan Durmishi, fjalime të përfaqësuesve të skenës teatrore internacionale si: Dima Schneider (Volkstheater Mynih), Otto Novoa (Theaterlabor „Unser Theater e.V.“), Jeton Neziraj, Gonxhe Boshtrakaj, Arian Krasniqi etj.
Per pyetje : Luljeta Lumi 0174 2384696 oder Sabine Böhlau 0176 53250747, kairosisgUG, Nockherstraße 3a, 81541 München, [email protected], si dhe në Kosovë tek , Jeton Neziraj,dramaturg, +37744186393, Prishtinë
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit24 Nëntor 2018
- Ora15:00
- LokacioniMünchen
- Data e përfundimit24 Nëntor 2018 - 17:00
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












