CH-Ballkani
Refugjati “ka frikë nga fluturimi”, e dëbojnë në Maqedoni me kombibus
Azilkërkuesi i refuzuar është vozitur rreth 2000 kilometra nga Dyseldorfi deri në Maqedoni me përcjelljen përkatëse prej 4 zyrtarësh!
Ndodh edhe kjo: Një refugjat nga Maqedonia, të cilit i ishte refuzuar qëndrimi në Gjermani dhe duhej të riatdhesohej, kishte rezistuar të kthehej me aeroplan pasi që kishte frikë nga fluturimi, shkruan rp.online.de. Për ta realizuar megjithatë dëbimin, autoritetet janë detyruar ta transportojnë atë enkas me një kombibus, transmeton albinfo.ch. Me fjalë tjera, azilkërkuesi i refuzuar është vozitur rreth 2000 kilometra nga Dyseldorfi deri në Maqedoni me përcjelljen përkatëse prej 4 personash.
“Dëbimet përmes rrugës tokësore ndërmerren më së shpeshti kur, për shkaqe shëndetësore bëhet i pamundur deportimi me aeroplan, ose kur një i tillë ka dështuar për shkak të rezistencës fizike”, thuhet në një sqarim të ministrisë për integrim të landit NRW. “Ndërsa rastet kur nga frika prej fluturimit dëbimi bëhet në rrugë tokësore, ndodhin në mënyrë të izoluar”.
Sipas këtij sqarimi, dëbimet e tilla realizohen më së shpeshti me kombibusët e autoriteteve për të huaj, përcjell albinfo.ch. Mbështetja policore nevojitet në rastet kur bëhet fjalë për persona të dhunshëm që duhet të dëbohen. Por zëdhënësi i ministrisë nuk ka përmendur numrin e këtyre rasteve dhe as koston për realizimin e dëbimeve të këtij lloji.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












