Sport
Referendumi në Kataloni ndan edhe sportistët
Trajneri aktual i Manchester Cityt, Pep Guardiola i cili kërkon referendum. Në një protestë në qershor në Barcelonë, Guardiola bëri thirrje që rajonit t’i lejohet votimi
Kryeprokurori i Katalonisë ka urdhëruar konfiskimin e fletëvotimeve në prag të referendumit të ndaluar për pavarësi në rajon.
Votimi për shkëputje nga Spanja, i planifikuar për 1 tetor, është suspenduar tashmë nga Gjykata Kushtetuese spanjolle. Por, qeveria katalonase pro-pavarësisë pohon se votimi megjithatë do të ndodhë.
Si rezultat i kësaj, Zyra e kryeprokurorit ka urdhëruar forcat e sigurisë që të konfiskojnë gjithçka që mund të ndikojë në kryerjen e këtij krimi, siç është përshkruar. Këtu përpos fletëvotimeve përfshihen edhe pllakatet, materialet promovuese, e të tjera, raportoi gazeta “El Pais”.
Urdhri për konfiskimin e materialit vjen pak pasi kampioni spanjoll në tenis, Rafael Nadal, dha një intervistë për “El Pais”, me ç’rast kundërshtoi ashpër referendumin. “Nuk mund të shmangni ligjin vetëm ngase ashtu dëshironi”, tha Nadal në intervistë, përcjell albinfo.ch.
I freskët me fitoren e tij të tretë të US Open, sportisti më i njohur spanjoll i lindur e rritur në Majorka, i cili flet gjuhën spanjolle e katalonase tashmë shumë vjet promovon unitetin e Spanjës.
Por, kështu nuk mendon trajneri aktual i Manchester Cityt, Pep Guardiola i cili kërkon referendum. Në një protestë në qershor në Barcelonë, Guardiola bëri thirrje që rajonit t’i lejohet votimi.
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme Innsbruck me kryebashkiak të ri, SPÖ e qendrës së majtë zbulon planin për të financuar propozimin...
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja