Lajme
Reagon Angela Merkel për agresionin rus në Ukrainë
Edhe ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, të cilin ajo e quajti një pikë kthese në histori, përcjell albinfo.ch.
Këtë ajo e ka deklaruar për agjencinë gjermane të lajmeve dpa.
“Kjo luftë agresioni nga Rusia shënon një pikë kthese të thellë në historinë e Evropës pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Unë e dënoj atë në termat më të ashpër të mundshëm”, tha Merkel.
Sipas saj, “nuk ka asnjë justifikim për këtë shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”.
Merkel shprehu solidaritetin e saj me popullin ukrainas dhe qeverinë e udhëhequr nga Presidenti Volodymyr Zelensky, “në këto orë dhe ditë të frikshme”.
Ish-kancelarja shprehu gjithashtu “mbështetjen e saj të plotë” për përpjekjet e qeverisë gjermane, BE-së, NATO-s, OKB-së dhe G7-së në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës.
Merkel e bëri të qartë se sulmi i ri i Rusisë ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të një shteti të pavarur këtë herë prek gjithë Ukrainën.
Në vitin 2014, Rusia pushtoi gadishullin ukrainas të Krimesë në Detin e Zi.
Gjatë qëndrimit të saj si kancelare gjermane, Merkel punoi për të mbajtur të hapura kanalet e komunikimit me Putinin. Në vitin 2015, ajo dhe presidenti i atëhershëm francez, Francois Hollande, vepruan si ndërmjetës në negociatat mbi një plan paqeje për Ukrainën lindore në Minsk.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? Direktiva e re e BE-së për patentën e drejtimit sjell ndryshime të shumta për shoferët, kampistët... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë?













