Lajme
Reagon imami: “Më kanë dënuar me akuzat e rrejshme të ish-bashkëshortes”
Imami i apostrofuar, Fehim Dragusha, është paraqitur përmes Facebook-ut me një letër, në të cilën sqaron pozicionin e tij. Ai këmbëngul se të gjitha akuzat janë të rrejshme dhe të fabrikuara nga ish-gruaja e tij
Sot në shumë media të Zvicrës është publikuar një artikull i mbështetur mbi vendimin e Gjykatës Federale të Zvicrës, e cila miraton vendimin e shkallës më të ulët të gjyqësisë për dëbimin nga Zvicra të një imami kosovar. Albinfo.ch dhe shumë media në Kosovë e kanë publikuar po ashtu këtë artikull, sipas të cilit imami kosovar do të dëbohet si dënim për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëshortes.
Ndërkohë, imami i apostrofuar, Fehim Dragusha, është paraqitur përmes Facebook-ut me një letër, në të cilën sqaron pozicionin e tij. Ai këmbëngul se të gjitha akuzat janë të rrejshme dhe të fabrikuara nga ish-gruaja e tij, një shtetase e Singaporit, shkruan albinfo.ch. Ajo, sipas tij, akuzat i ka bërë pasi që imami është martuar me një grua tjetër, në mënyrë që, gjithnjë sipas imamit, ta dëmtojë atë sa më shumë dhe t`ia prishë imazhin para shtetit.
Imami Dragusha në letrën e tij të gjatë i drejton kritika edhe autoriteteve shtetërore të Zvicrës për atë që ai e quan mungesë vullneti për të gjetur të vërtetën dhe për besim të verbër ndaj akuzave të pabaza të ish bashkëshortes.
Në fund imami Fehim Dragusha thotë se ai vazhdon të qëndrojë në Zvicër dhe të ushtrojë profesionin e imamit, shkruan albinfo.ch. Ndërsa vendimin e Gjykatës Federale do ta atakojë me një ankesë që do ta bëjë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











