Kosova
Rasti i ish-kryetarit të Lipjanit kthehet në rigjykim
Në gjykim kryesor do të shkojë rasti ndaj ish-kryetarit të Lipjanit dhe të tjerëve. Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat e mbrojtësve, duke vërtetuar aktakuzën e Prokurorisë.
Shukri Buja dhe shtatë persona të tjerë akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti dhe punime ndërtimore të paligjshme.
Rasti ka të bëjë me një memorandum mirëkuptimi, të nënshkruar nga Komuna e Lipjanit me kompaninë “NEW Co Feronikel Complex LL. C.”.
Komuna e Lipjanit, në kohën kur drejtohej nga Shukri Buja më 21 mars 2008, kishte nënshkruar memorandum me “NEW Co Feronikel Complex LL. C.”, për dhënien me qira kësaj kompanie një ndërtesë të laboratorit në Lipjan, përcjell albinfo.ch.
Sipas aktakuzës, në memorandum ishte përcaktuar që “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” të paguajë nga një euro në muaj qira për objektin e laboratorit, ndërsa kompanisë ky laborator i ishte dhënë për 10 vjet. Me këtë, Prokuroria pretendon se i është shkaktuar dëm Komunës së Lipjanit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












