Kosova
Rastet më të shpeshta të mohimit të të drejtave të njeriut janë ato ekonomike
Në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, u kërkua që askujt të mos u mohohen të drejtat të siguruara me Kushtetutë dhe Ligje të Kosovës.
Për shënimin e kësaj dite, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, së bashku me përfaqësues të OJQ-ve, kanë marshuar nga Teatri Kombëtar me moton “Çohu për të drejtat e njeriut”, përcjell albinfo.ch.
“Jemi një numër i madh i organizatave që jemi aktive dhe e kemi nën ombrellë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndaj në një deklaratë të përbashkët që e kemi nënshkruar me avokatin e popullit Hilmi Jashari, jemi zotuar se do të jemi parimorë në këtë drejtim dhe do të mundohemi që askujt të mos i mohohet asnjë e drejtë”, ka deklaruar Luljeta Demolli, përfaqësuese e Organizatave Joqeveritare për të Drejtat e Njeriut.
Ndërkaq, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari tha se kjo është ditë e veçantë pasi iu bëhet referencë vlerave universale të të drejtave të njeriut.
“Të gjitha kategoritë ku u mohohen të drejtat elementare duhet të trajtohen njësoj. Rastet më të shpeshta të mohimit të të drejtave të njeriut janë rastet ekonomike. Shpresojmë që shumë shpejt Qeveria e Kosovës të trajtojë rastet që ne i kemi dërguar”, ka thënë Jashari.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









