Futboll
Rashica mahnit, u bën garë Messit e Mbappes me statistika
Golashënuesi më i mirë i Bremenit shënoi dy herë në fundjavë për ta shtuar rekordin e tij
Ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, është duke i ndjekur Kylian Mbappen dhe Lionel Messi në statistikën e golave të shënuar për më së paku minuta lojë.
Nuk është për t’u çuditur që Kylian Mbappe dhe Lionel Messi janë dy futbollistët, që s’janë qendërsulmues, që kanë pasur nevojë për më së paku minuta lojë për të shënuar gola gjatë vitit 2019. Por, Milot Rashica po u bën garë atyre dyve.
Golashënuesi më i mirë i Bremenit shënoi dy herë në fundjavë për ta shtuar rekordin e tij në gjashtë gola të shënuara në nëntë ndeshje gjatë sezonit 2019/20 të Bundesligës, apo gjithsej në 751 minuta lojë.
23-vjeçari gjithashtu kishte shënuar tetë herë në 17 ndeshjet e pjesës së dytë të sezonit 2018/10 dhe për momentin e shënon një gol mesatarisht çdo 123 minuta lojë.
Vetëm Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain (mesatarisht një gol për 83 minuta lojë) dhe Lionel Messi i Barcelonës (mesatarisht një gol për 86 minuta lojë) kanë arritur statistikë më të mirë sesa Rashica gjatë vitit 2019.
Neymari i Paris Saint-Germainin e mban të njëjtin rekord me Rashicën, mirëpo ai i ka shënuar dy gola më pak gjatë këtij viti kalendarik. Ndërsa, Raheem Sterlingu i Manchester Cityt e kompleton top pesëshen (mesatarisht një gol për 127 minuta lojë).
Rashica, që i ka bërë 25 paraqitje për Kombëtaren e Kosovës, i ka regjistruar 16 gola dhe tetë asiste në 44 paraqitjet e tij në Bundesligë, që kur është transferuar në Bremen nga klubi holandez Vitesse Arnhem në janar të vitit 2018. Kontrata e tij me klubin gjerman vlen deri në qershor të vitit 2022.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim











