Futboll
Rashica i jep fanellën e Kosovës 11-vjeçarit, i cili erdhi nga Kanadaja
Një ditë, të cilën Milot Rashica dhe e gjithë Përfaqësuesja kosovare në futboll nuk do ta harrojnë shpejt.
Mbrëmjen e së hënës Kosova, e cila në futbollin ndërkombëtar është njohur vetëm që nga viti 2016, fitoi ndeshjen e saj të parë zyrtare në historinë e vendit, pas njëmbëdhjetë ndeshjeve të zhvilluara. Miloti dhe Co triumfuan ndaj Ishujve Faroe me rezultat 2:0 në Ligën e Kombeve të UEFA-s, transmeton albinfo.ch.
Anësori i SV Werder ishte që nga fillimi në njëmbëdhjetëshin e parë, luajti deri në minutën 79 dhe kishte merita të mëdha në golin e dytë vendimtar.
Por jo vetëm Rashica që do ta kujtojë këtë ditë për një kohë të gjatë. Edhe një tifoz i vogël i Kosovës ishte i gëzuar pas lojës. Gjatë gjithë ndeshjes, ai mbajti një pllakat me plot dashuri në të cilën Milotit i kërkonte numrin 11 të trikosë së tij që e mban tek ekipi i Werderit nga Bremeni, shkruan ekipi i Werder Bremenit në faqen e tij të internetit, përcjell Albinfo.ch.
Djaloshi kishte ardhur nga Kanadaja dhe i kërkoi fanellën futbollistit të talentuar shqiptar.
Dhe Miloti tregon edhe anën e tij humane jashtë fushës sportive, duke mos harruar t`ia dhurojë trikon djaloshit të vogël, i cili veprimin e futbollistit shqiptar e ka pranuar me shumë gëzim.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











