Futboll
Ramadani premton maksimumin në Evropian
Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses fazën përgatitore në Austri dhe tani kuqezinjtë janë vendosur në Kaiserau në Kamen ku do të qëndrojnë dhe përgatiten në kuadër të finaleve të Evropianit “Gjermani 2024”.
Nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani doli në një konferencë për mediat ku foli për atmosferën fantastike në kampin kuqezi, konkurrencën në skuadër, ndeshjen me Italinë, sezonin fantastik në aspektin personal dhe disa tema të tjera, raporton FSHF, transmeton albinfo.ch.
Atmosfera në Gjermani – Atmosfera është fantastike. Dje erdhëm në Gjermani, sot jemi pushim. Dje kur zbritëm në Gjermani, ishte një pritje fantastike, si në aeroport edhe këtu në hotel. Është një ndjenjë fantastike.
Konkurrenca në skuadër? –Konkurrenca bën mirë në çdo ekip jo vetëm në Kombëtare. Duhet të jemi në 100% në maksimum sepse luajmë me skuadra të mëdha. Nuk ka rëndësi se kush luan, mjafton të bëjmë më të mirën.
Ndeshja me Italinë, sa e veçantë do të jetë për ju? – Është një ndeshje shumë e veçantë, luajmë kundër kampionëve në fuqi të Evropës. Duhet të hyjmë në fushë ta bëjmë maksimumin, të luftojmë për çdo pikë. Të japim 100% nga vetja dhe të tregojmë veten. Të flasim në fushë.
Rrugëtimi i karrierës deri në Kampionatin Evropian? – Për mua është një ëndërr që është bërë realitet. Unë gjithmonë kam punuar dhe do të bëjë maksimumin që të arrijë akoma nivele më të larta dhe shpresoj që ta bëjmë edhe në këtë kompeticion shumë të rëndësishëm.
Sezon fantastik, keni ruajtur energji për sfidat e Evropianit? – Normalisht, kur vij në Kombëtare nuk e shikoj energjinë, dua të hyj në fushë, ta bëj maksimumin dhe të jap gjithçka për këtë fanellë.
A do luani në kundërsulm ndaj Italisë ashtu si ndaj Azerbajxhanit? – Ishte një ndeshje ku ne nuk luajtëm vetëm në kundërsulm. Taktikën e vendos trajnerit, ne bëmë detyrën tonë dhe mundëm Azerbajxhanin. Nuk ishte një ndeshje që përdorëm vetëm kundërsulmet. Taktikën në ndeshjen me Italinë do ta vendosë trajneri.
Spanja dhe Kroacia fituan ndeshjet miqësore, i keni ndjekur sfidat? – Spanja dhe Kroacia janë ekipe shumë të forta dhe i kemi ndjekur. Ndoqëm sfidën Portugali – Kroaci, i pamë si luanin. Por ne do të hyjmë në çdo ndeshje për të marrë maksimumin, jo thjesht me të thënë, por duhet ta bëjmë edhe në fushë këtë gjë.
Sa ju ndihmon fakti që një pjesë e madhe e lojtarëe luajnë në Serie A? – Na ndihmon shumë në ndeshjen me Italinë, sepse pothuajse çdo lojtar të Italisë ne e njohim se si luan, na ndihmon taktikisht. Do të jetë një ndeshje e veçantë, sepse janë lojtarë me kualitet shumë të lartë por ne e dimë sepse jemi përballur me ta gjatë kampionatit.
E-Diaspora
-
Suedi
Festa Kombëtare e Shqipërisë nderohet me aktivitete kulturore në Suedi Mërgimtarët në Suedi kremtojnë Pavarësinë me tradita dhe kulturë... -
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











