Shqipëria
Rama rrëfen prapaskenat e njohjes me Kushner dhe Ivanka Trump: Si mund t’i refuzoja investimet në Shqipëri?
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë për herë të parë detaje rreth njohjes së tij me Jared Kushner dhe Ivanka Trump, si dhe mënyrës se si nisi interesimi për investime në zonat e Sazanit dhe Zvërnecit.
Gjatë një interviste për televizionin britanik Channel 4, Rama u rikthye te viti 2020, kur pati takimin e parë me çiftin, duke sqaruar se në atë kohë nuk kishte pasur diskutime për projekte konkrete investimi.
Sipas tij, interesimi i Kushnerit për Shqipërinë u shfaq më vonë, gjatë Forumit Ekonomik të Davosit, ku ai shprehu dëshirën për të shqyrtuar mundësi investimi në vend.
“U njoha me Jared dhe Ivanka. Nuk e di nëse kishin shumë njohuri për Shqipërinë më parë, por në fillim nuk kishte ndonjë interes të drejtpërdrejtë. Më pas, në Davos, Kushner tregoi interes për mundësitë që ofronte Shqipëria për investime. Natyrisht që përgjigjja ime ishte po. Si mund t’i thoja jo?”, deklaroi Rama.
Kryeministri bëri të ditur se për projektet në Sazan dhe Zvërnec ende nuk ekziston një version përfundimtar, ndërsa pamjet e publikuara më herët në rrjetet sociale kanë qenë vetëm një prezantim fillestar i konceptit.
“Materiali i publikuar në Instagram ishte vetëm një klip prezantues. Që atëherë projekti ka ndryshuar dhe është zhvilluar më tej. Aktualisht janë angazhuar arkitektë dhe ekspertë të peizazhit, ndërsa po kryhet edhe një vlerësim i pavarur i ndikimit në mjedis”, tha Rama.
Ai theksoi se objektivi i qeverisë është zhvillimi i këtyre zonave sipas standardeve evropiane, duke ruajtur vlerat natyrore dhe duke shmangur çdo dëmtim të mjedisit.
“Synimi është që ky projekt ta rigjenerojë zonën, jo ta dëmtojë një hapësirë kaq të bukur”, u shpreh kryeministri.
Duke komentuar shqetësimet e ngritura nga Komisioni Evropian dhe kundërshtimet e shprehura përmes protestave, Rama tha se procesi do të duhet të jetë në përputhje me rregullat dhe direktivat e Bashkimit Evropian.
Sipas tij, debati publik dhe reagimet qytetare janë pjesë normale e një shoqërie demokratike.
“Është pozitive që Komisioni Evropian po e ndjek këtë çështje. Do të ishte absurde të mendohej se Shqipëria do të ndiqte një rrugë në kundërshtim me standardet e BE-së”, deklaroi ai.
Rama foli gjithashtu për protestat kundër projektit, duke thënë se reagimet e qytetarëve lidhen jo vetëm me informacionet konkrete, por edhe me pritshmëritë e tyre për zhvillimin e vendit.
“Kam menduar gjatë për këtë protestë. Njerëzit nuk reagojnë vetëm ndaj fakteve, por edhe ndaj mënyrës se si i perceptojnë pritshmëritë e tyre”, tha kryeministri.
Projekti për zhvillimin e Sazanit dhe Zvërnecit mbetet ende në fazën e analizave, vlerësimeve dhe konsultimeve, ndërsa pritet që më pas të ndiqen procedurat për miratimet përkatëse.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













